Pësoi 8 aborte, gruaja bëhet me fëmijë pas 10 vitesh

schedule14:38 - 8 Gusht, 2020

schedule 14:38 - 8 Gusht, 2020

Rachael është një grua 38-vjeçare nga Bramley, Hampshire, që prej vitesh ëndërronte të kishte një fëmijë.

Ajo dhe burri i saj, Ian kishin provuar të bëheshin me fëmijë që në vitin 2007, por Rachel  pësoi një abort spontan, ngjarje kjo që u përsërit edhe 5 herë të tjera. Mjekët gjetën një deformim të lehtë në mitrën e saj dhe arritën ta korrigjonin. Mirëpo, pavarësisht kësaj abortet spontane vazhduan edhe në muajt në vazhdim. Në këtë pikë gruaja e re kishte humbur 8 fëmijë.

“Nuk më jepte askush shpjegime. Aborti i shtatë ka qenë më i tmerrshmi, nga ai moment fillova të mos bëj më teste shtatzënie”, rrëfeu gruaja që në atë kohë filloi të vuante dhe nga depresioni.

Kështu, pasi i humbi shpresat Rachel vuri re një vonesë të ciklit menstrual. Por nuk bëri asnjë test shtatzënie. Vetëm pas 7- javësh ajo kuptoi se kishte mbetur shtatzënë dhe kështu lindi i vogli Ellis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!