Lloris, portieri francez, u kërkoi falje tifozëve të Tottenham pas humbjes së turpshme me shifrat 6-1 ndaj Newcastle të dielën. “Spurs” e gjetën veten me rezultatin 5-0 vetëm pas 21 minutash lojë në “St. James Park”. Skuadra e Londrës veriore është tani gjashtë pikë pas Newcastle të vendit të tretë, me këta të fundit që vazhdojnë të besojnë në kualifikimin e Champions League për sezonin e ardhshëm.
Portieri francez i Tottenham, i cili pësoi 5 gola nga 6 goditje në portë, foli për paraqtijen e tij dhe të shokëve të skuadrës.
“Është shumë e turposhme. Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve. Ne nuk treguam një fytyrë të mirë dhe nuk mundëm të përputheshim me performancën e lojtarëve kundërshtarë. Ne mbetëm prapa në të gjitha pozicionet e fushës dhe humbëm plotësisht pjesën e parë të lojës.
Është e vështirë për momentin të vlerësosh performancën, por ka munguar lufta. Mund të pësosh një ose dy, por jo pesë. Newcastle është për t’u duartrokitur, e merituan gjithçka. Është vërtet e dhimbshme. Nuk bëhet fjalë për taktikë, thjesht u futëm në fushën e lojës të pafuqishëm”, përfundoi Lloris./ h.ll/abcnews.al