Peskov: Sanksionet e BE-së për diamantet mund të jenë një boomerang

schedule12:59 - 20 Nëntor, 2023

schedule 12:59 - 20 Nëntor, 2023

Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë për luftën në Ukrainë mund të kenë një “efekt bumerang”. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke iu përgjigjur pyetjes mbi ndalimin e mundshëm të importit të diamanteve nga Rusia, si pjesë e paketës së 12-të të sanksioneve evropiane kundër Moskës.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë një lloj zgjidhjeje sanksionuese që, sipas autorëve të këtyre masave, mund të prekë Rusinë por normalisht prodhohet një efekt boomerang i pjesshëm dhe preken interesat evropiane. Deri më tani kemi arritur të reduktojmë në minimizuar pasojat negative të sanksioneve”, tha Peskov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!