Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se revokimi i mundshëm i ratifikimit të Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) nuk do të thotë se Rusia planifikon të kryejë teste bërthamore.
“Kjo nuk është e barabartë me një deklaratë të dëshirës apo qëlllimit tonë për të kryer teste bërthamore,” tha Peskov, duke komentuar deklaratën e Presidentit të Dumës së Shtetit Vyacheslav Volodin se Dhoma e Ulët e Parlamentit rus synon të diskutojë revokimin e ratifikimit në seancën e radhës.
Ai shtoi se Rusia prej kohësh e kishte nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen, por se amerikanët nuk e kishin ratifikuar.
/abcnews.al