Rusia është e gatshme të dërgojë grurë falas në vendet afrikane pavarësisht tërheqjes nga marrëveshja e grurit, tha zëdhënësi rus Dmitry Peskov.
“Absolutisht. Ju e dini se vendet më të varfra në Afrikë morën më pak nga të gjitha si rezultat i marrëveshjes së grurit. Ne jemi në kontakt me partnerët tanë afrikanë dhe do të vazhdojnë të flasim në forumin e ardhshëm Rusi-Afrikë”, u tha Peskov gazetarëve kur u pyet nëse Rusia ishte e gatshme të dërgonte grurë falas në vendet më të varfra në Afrikë dhe të zëvendësonte sasitë e dorëzuara më parë nga Ukraina.
Rusia do të mbajë forumin e Shën Petersburgut për të “diskutuar të gjitha këto çështje”.
/abcnews.al