Organizata e Kombeve të Bashkuara po përpiqet por po dështon në zbatimin e marrëveshjes për eksportin e grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi, sipas një deklarate të zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp.
Për më tepër, sipas Peskov, nuk ka perspektiva të mira që marrëveshja të mbetet në fuqi.
“Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë marrëveshja nuk po funksionon, kushtet nuk po plotësohen.Në këtë drejtim, natyrisht, duke gjykuar gjendjen aktuale, perspektivat nuk janë aq të mira,” vazhdoi ai.
Për dokumentet amerikane të zbuluara, Peskov tha se Moska tashmë dinte për përfshirjen e njësive nga vendet e NATO-s .
“Si të gjithë, ne nuk e dimë se deri në çfarë mase mund t’u besojmë këtyre dokumenteve”, tha ai.
/abcnews.al