Rusia është e gatshme të fillojë negociatat me Ukrainën për t’i dhënë fund krizës në vazhdim sepse ajo “preferon mjetet diplomatike dhe politike”. Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai theksoi se Putin ka thënë vazhdimisht se gjëja më e rëndësishme për ne është të arrijmë qëllimet tona. “Dhe natyrisht, ne do të preferonim ta bënim këtë kryesisht përmes mjeteve politike dhe diplomatike. Kjo është arsyeja pse ne mbetemi të gatshëm për negociata”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit.
Peskov pretendoi gjithashtu se procesi i negociatave u ndërpre nga Kievi. “Ata vetë pranuan se kjo ishte bërë me urdhër të Britanisë së Madhe. Prandaj, situata është mjaft e dukshme”, shtoi ai./abcnews.al

