“Ne jemi të hapur për bisedime, por jo tani në kohën e duhur,” kjo është përgjigja e Kremlinit pas thirrjeve të Perëndimit për përfshirjen e Kievit në negociatat e paqes.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi në mënyrë specifike se Rusia është e hapur për dialog me Ukrainën, por jo në këtë moment.
“Ne kemi theksuar vazhdimisht se pala ruse mbetet e hapur për arritjen e qëllimeve të saj përmes bisedimeve ,” tha Peskov.
“Ne e kemi bërë gjithashtu të qartë se nuk shohim një mundësi për dialog në këtë moment ,” përfundoi ai.
Ndërsa Rusia po përshkallëzon sulmet e saj, Perëndimi po i bën thirrje Ukrainës që të përfshihet në bisedimet e paqes. Pasi SHBA-ja inkurajoi Ukrainën që të tregonte se ishte e hapur për negociata, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se i takon Kievit të vendosë se kur do të zhvillojë bisedimet me Rusinë.
Gazeta Washington Post shkroi pak orë më parë se refuzimi i Zelenskyt për të biseduar me Putinin ka krijuar shqetësim në vendet europiane dhe SHBA po i bën thirrje Kievit të tregojë fleksibilitet për të mos humbur mbështetësit e tij.
Zelensky nënshkroi një dekret më 4 tetor duke e quajtur zyrtarisht perspektivën e çdo bisedimi me Putinin “të pamundur”, por duke e lënë të hapur derën për bisedime me Rusinë.
/abcnews.al