Pretendimi i zëdhënësit të Kremlinit se demokracia e Rusisë është superiore në krahasim me të gjitha vendet e tjera të planetit ka shkaktuar shqetësim në Perëndim.
“Ne nuk do të tolerojmë më kritika ndaj demokracisë sonë. Demokracia jonë është më e mira”, tha Dmitry Peskov në një konferencë, 19 ditë pasi lideri i opozitës ruse Alexei Navalny u vra në një burg në Rrethin Arktik të Rusisë.
Deklarata e zëdhënësit të Kremlinit erdhi një javë para zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të cilat pritet t’i fitojë Putini, dhe në të njëjtën ditë kur gazetari i pavarur Roman Ivanov u dënua me shtatë vjet burg për përhapjen e “informacioneve të rreme” për ushtrinë ruse.
/abcnews.al