Pesimizëm në Serbi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

schedule18:08 - 19 Gusht, 2018

schedule 18:08 - 19 Gusht, 2018

Analistët në Serbi shprehen me pesimizëm lidhur me zjgidhjen e çështjes së Kosovës. Sipas tyre, palët e dialogut në Bruksel kanë mandate vetëm për normalizimin e mardhënieve.


Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka siguruar mbështetje të madhe për zgjidhjen e problemit të Kosovës në bazë të ideve të fundit për ndarje. Por, edhe shumë kundërshtar brenda politikës dhe kishës ortodokse.

Kundërshtimet në Serbi nuk e kanë ndaluar edhe idenë për referendum. Partia e tij kërkon besnikëri nga anëtarët. Një pjesë thonë se duhet kthyer dialogun në adresën e vjetër të Brukselit. Në ndihmë për ide të ndarjes kanë dalë edhe serbët e Bosnjës.

Dushan Janjic, nga forumi për marrëdhënie ndëretnike, e quan këtë një ide të shekullit të 19 dhe kalimin e saj e sheh të vështirë.

Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike: “Ky është shekulli 21 dhe nuk mund të ndahen territore në bazë të asaj që dikush nuk mund të jetoj me një popull. Mendoj se për këtë nuk ekziston një mandate për dialoguesit, pasi ky vazhdim ka qenë për normalizimin e marrëdhënieve dhe ky është një mashtrim”.

Deklarimet pas takimeve të Brukselit pritet t’i japin një formë më të qartë çështjes së Kosovës. Serbët janë të ndarë rreth ndarjes, por edhe nuk presin që Serbia ta njohë Kosovën drejtpërdrejt.

Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike: “Kjo do të lind maksimumi një zgjidhje të përkohshme të normalizimit të plotë pa njohje të Kosovës dhe ndryshim kufijshë. Bashkësia ndërkombëtare përmes NATO-s dhe BE-së do ta mbaj këtë hapësirë larg konflikteve etnike 10-15 vitet e ardhshme”.

Presidenti serb ka thënë se dëshiron që historia ta mbajë mend si njeriun që ka tentuar ta zgjidh problemin e Kosovës. Një hulumtim thotë se 32 për qind të serbëve janë që te merret veriu, 44 për qind kundër dhe 24 për qind nuk kanë qëndrim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!