Spanja është një nga tre shtetet më të prekura nga koronavirusi. Drejtuesit e Federatës nuk dorëzohen nga ideja e përfundimit të këtij kampionati, opsion të cilit nuk i beson shumë Sergio Busquets, i cili analizon mendimin e tij për El Transistor.
“Nuk besoj se do të jemi në gjendje ta përfundojmë këtë kampionat. Do të ketë shumë rregulla ndryshe, do të ketë shumë të tillë në protokolle dhe mendoj se do të jetë e vështirë t’i ndjekim. Ndoshta mund të nisim stërvitjen, duke evitur kontaktin me pjesën më të madhe të skuadrës.
Do të jetë e nevojshme larja dhe bërja e dushit në shtëpi, duhet të përshtatemi me disa lloj zakonesh, por e përsëris: do të jetë shumë e vështirë të rinisë kampionati. Mua më pëlqen të kthehem të luaj, është normale, por nuk besoj se do të ndodhë, ka shumë pasiguri. Fitimi i titullit në tavolinë? Preferoj të luaj dhe ta fitoj në fushën e blertë”, deklaron Busquets. /abcnews.al