Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pështyu kundërshtarin, Marcus Thuram e pëson edhe nga klubi

schedule13:57 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 13:57 - 21 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Borussia G’ladbah, Marcus Thuram, u bë pjesë e një episodi të shëmtuar në duelin e fundjavës që lamë pas. Francezi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 79-të të takimit kundër Hoffenheim, për shkak se ai pështyu kundërshtarin.

Stefan Posch ishte “viktima” e francezit dhe falë sistemit VAR u konfirmuar veprimi i tij, i cili nuk mund të falej nga gjytari i takimit. Edhe pse pas ndeshjes sulmuesi këmbënguli se nuk ishte e qëllimshme nga ana e tij dhe i kërkoi falhe Posch, Hoffenheim dhe ekipit të tij ai deklaroi se do të pranonte çdo pasojë të gjestit që bëri.

 

Momenti kur Marcus Thuram ndëshkohet me kartonin e kuq

Klubi gjerman konfirmoi ditën e djeshme sanksionin ndaj Thuram, e cila do të jetë heqja e rrogës mujorë për një muaj. Paga e tij do të dhurohet për një kauzë me denjë, për të cilën do të kujdeset vetë lojtari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!