“Pështynë djersën tonë, na prishën ëndrrën”, Braçes e Asanit nuk i del inati

schedule21:17 - 22 Maj, 2021

schedule 21:17 - 22 Maj, 2021

Partizani humbi dje minimalisht ndaj Vllaznisë dhe humbi mundësinë për të pasur mundësinë të fitojë titullin kampion, teksa mundësitë për të triumfuar janë thuajse zero. Ndeshja u vendos nga një penallti e dyshimte e akorduar nga gjyqtari Enea Jorgji, pas një incidenti në zonë të Belicës.

Jasir Asani, jo i pranishëm në këtë ndeshje për shkak kartonësh, ka postuar një foto në Facebook, ku duket me lot në sy dhe sulmon direkt gjyqtarin Enea Jorgji, duke e etiketuar si ordiner.

POSTIMI I ASANIT – Edhe nëse nuk e merituam të fitonim sipas disa “speclistave”, edhe nëse nuk bëmë ndeshjen më të mirë të sezonit, ju kurrë nuk mund të talleni më djersën tonë. Nuk mund të vije lloj-lloj ordineri të prishë ndeshjen dhe të prishë ëndrrën tonë.

Postimin e Asanit e ka shoqëruar një tjetër postim, këtë herë i ErionBraçes, zëvendës kryeministër dhe tifoz i flaktë i Partizanit prej vitesh. Braçe sulmon gjyqtarët dhe Federatën dhe ngushëllon njëkohësisht edhe Jasir Asanin, ne foton e të cilit ka shoqëruar postimin.

POSTIMI I BRAÇES – Ka Zot, ka! Sepse nuk ka gjë më të poshtër se padrejtësia! Nuk ka gjë më të ndyrë se sa t’i pështysh mundin, djersën, sakrificën, pasionin e ëndrrën një njeriu! Ka Zot, ka! Siç ka ligj, do ketë edhe drejtësi! Imunitetit të horrit po i vjen fundi! Kokën lart kampion (Jasis Asani) sepse kokën poshtë duhet ta ketë i ligu, i ndyri, i korruptuari! /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!