Peshon mbi 700 kilogramë, kungulli thyen rekordin shtetëror në Gjermani

schedule21:55 - 4 Tetor, 2020

schedule 21:55 - 4 Tetor, 2020

Kevin Rataj është një kopshtar 26-vjeçar nga Hagermarsch, i cili fitoi kampionatin e 16-të të Saksonisë së Ulët të kungullit më të madh me peshë 702,4 kilogramë.

Ai u shpreh se u jep kungujve të tij 400 deri 500 litra ujë në javë dhe shton pleh të lëngshëm. Gjithashtu shton se kungujt rriten shkëlqyeshëm ndërsa ka diell.

Në përgjithësi, kungujt më të mëdhenj janë nga Gjermania jugore falë një periudhe më të gjatë me diell, por rekordi botëror mbahet nga një prodhues nga Belgjika, kungulli i të cilit peshon më shumë se një ton.

Rataj mund të fitojë edhe disa gara në Gjermani me këtë kungull, por garuesve nuk u lejohet të garojnë me të njëjtin kungull në gara të ndryshme.

Theksojmë që kampionati i Saksonisë së Ulët u mbajt në kopshtet e kalasë Ippenburg në rrethin Osnabrück, të cilat ishin të hapura për vizitorët të shtunën dhe të dielën, më 3 dhe 4 tetor.l.k/abcnews.al