Virginia Oliver është 101-vjeçarja që rri gjithë ditën në det duke peshkuar.
Kur ajo filloi të peshkonte, Lufta e Dytë Botërore ishte më shumë se një dekadë afër, sinjali elektronik i trafikut ishte zbulimi më i fundit dhe vetëm pak gra atëherë merreshin me këtë punë.
Afërsisht një shekull më vonë, në moshën 101-vjeçare, ajo vazhdon ta bëjë këtë punë. Peshkatarja më e vjetër në të gjithë botën, tashmë peshkon me djalin e saj 78-vjeçar, Max.
Ajo ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe është shprehur e shqetësuar për shëndetin e peshqve në Maine.
“E kam bërë këtë punë tërë jetën dhe do të vazhdojë ta bëjë”, ka thënë Oliver./abcnews.al