Peshkatarët e Vlorës në krizë: Shtet na ndihmo, jemi keq

schedule15:42 - 3 Shkurt, 2022

schedule 15:42 - 3 Shkurt, 2022

Nga Elton Nikaj

Një pjesë e vlonjatëve jetojnë me të ardhurat që i sigurojnë nga sektori i peshkimit. Po tani peshkatarët ankohen se po përballen me probleme ekonomike, që mund t’i çojnë deri në faliment.

Mungesa e kushteve të punës dhe fuqia punëtore janë dy nga arsyet që shpeshherë ka sjellë edhe bllokimin e punës.

“Problem është fuqia punëtore. Sot po dalim dy veta ne det. Edhe ky do iki” tha njëri prej tyre.

“Kur është kohë e keqe nuk dalim, fenera ndriçim nuk ka fare”.

Rritja e çmimit të naftës ka bërë që peshkatarët të dalin më rrallë në det. “Problemet janë shumë të mëdha. Problem është karburanti. Sot që flasim është 1 mijë lekë.

Shpenzimet janë të përballueshme, 5 muaj kam qëndruar me defekt. Nuk ka një ofiçinë. Të gjitha anijet janë mbyllur për shkak të çmimit të naftës”.

Peshkatarët kërkojnë që shteti t’i ndihmojë dhe të ndërhyjë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Në Vlorë funksionojnë 60 anije peshkimi, një pjesë e të cilave janë të dëmtuara ose jashtë funksionit.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!