“Peshë e madhe mbiemri Pano, babai i paarritshëm. Gega më ftoi te Partizani”

schedule17:59 - 14 Maj, 2020

schedule 17:59 - 14 Maj, 2020

Ledio Pano është një emër i njohur për tifozët shqiptarë, sidomos ata të Partizanit. Ish-fantazisti e nisi nisi karrierën te “Demat”, luajti një sezon në Gjirokastër dhe më pas u transferua në Greqi, aty ku luajti nëntë sezone. Në vitin 2001 u rikthye te Partizani për të mbyllur karrierën.

Pano numëron një gol të shënuar në nëntë ndeshje të zhvilluara me kombëtaren kuqe. Djali i Panajot Panos, Mbretit të futbollit shqiptar, flet hapur në një prononcim për “Fan Zone” në Supersport, duke zbuluar edhe ofertën e Skënder Gegës për ta patur në stafin e tij në sezonin e kaluar te Partizani.

KARANTINA – “Kam qenë një periudhë shumë e vështirë kjo për mua, pasi jemi tipa që jemi mësuar të lëvizim gjithmonë. Megjithatë, unë mendoj se më e keqja ka kaluar dhe shpresojmë që gjithçka t’i rikthehet normalitetit”.

PARTIZANI – “Është e vështirë të flasësh për sezonin e Partizanit, pasi duam gjithmonë ta shohim në vendet e para. Pak ditë më pare, ne kujtuam titullin e fituar një vit më parë dhe i uroj shumë suksese Skënder Gegës në karrierë. Shpresoja shumë që të dilnim kampionë përsëri këtë vit, mundësitë ishin, por ndryshimet e shumta mendoj se ndikuan shumë”.

KRITIKAT – “Në 2001 bëra ndeshjen e parë, pas një periudhe gati 10-vjeçare në Greqi. Emocionet ishin të mëdha, pasi luaja me ekipin që u rrita. Gabimet e presidentit Xhani bënë që Partizani të mos merrte asnjë trofe. Nuk ishte faji në fushë që nuk fituam tituj, faji ishte nga mënyra si menaxhohej klubi nga drejtuesit”.

OFERTA – “Vjet kisha një ofertë nga Gega për t’u afruar te Partizani. Nuk pranova për shkak të frikës nga emocionet e shumta që do kisha. Mua më pëlqen më shumë të merrem me të rinjtë, por të shohim, ndoshta në të ardhmen mund të drejtoj ekipin e pare”.

MBIEMRI – “Kam patur një peshë shumë të madhe mbi shpatulla, pasi emri i madh i babait më ka shoqëruar gjithmonë. Unë jam shumë i kënaqur me ato që kam treguar në fushë. Të gjithë nga mua prisnin të shikonin një Panajot Pano të dytë, por ai është i paarritshëm”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!