“Pesha e Hazard s’është problem, Courtois është i sëmurë!”

schedule21:42 - 9 Tetor, 2019

schedule 21:42 - 9 Tetor, 2019

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka folur për dy belgët e Real Madrid, Eden Hazard dhe Thibaut Courtois. Të dy lojtarët kanë marrë shumë kritika këtë sezon, njëri për mbipeshë, tjetri për gabimet e shumta mes shtyllave.

Martinez i ka mbrojtur të dy lojtarët e tij, duke thënë: “Hazard është ndër më të mirët në botë. Mbipeshë apo nënpeshë, ai bën diferencën. Ai do të ketë minuta në këmbët e tij në dy ndeshjet e ardhshme, synojmë të kualifikohemi sa më shpejt. Edhe kur të kthehet te Real Madrid, jam i bindur se do të bëjë shumë mirë.

Courtois është i sëmurë, ka një problem në bark. Ka disa simptoma që i shkaktojnë dhimbje, por gjithçka do të kalojë. Edhe ai do të ketë minuta, është një nga portierët më të mirë në botë. Jemi me fat që e kemi në skuadër dhe kështu duhet të ndihen edhe te Real Madrid”, përfundoi strategu i Belgjikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!