SHQIPËRI- Deri pak vite më parë, bujqësia ishte sektori kryesor i ekonomisë në Shqipëri. Me një kontribut ne mbi 16% te prodhimit të brendshëm bruto. Në këtë sektor janë të punësuar më shumë së 30% e fuqisë punëtore.
Por të dhënat e fundit të tregojnë se prodhimi po ngadalëson pasi bujqësia ka parë tkurrje në tremujorin e tretë.
Një sektor në fakt që mbetet dhe pak i financuar edhe nga bankat pikërisht prej rreziqeve që është e ekspozuar.
Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, i ftuar në “Money Report” tha se kushtet gjeopolitike dhe klimatike kanë ndikuar negativisht.
Ai pohoi se mungesa e fuqisë punëtore ka frenuar performancën e këtij sektori. Sipas Rrapajt, nevojë emergjente është përmirësimi dhe investimi në pajisje shtesë në bujqësi, sidomos në procesin e mbjelljes dhe vjeljes së kulturave bujqësore.
“Kushtet gjeopolitike dhe klimatike kanë ndikuar negativisht. Kanë nevojë për grup shërbimesh në mënyrë të tillë, që të mbulojmë ato defekte që kemi në fuqinë punëtore. Fuqia punëtore, është ndër problematikat kryesore, që sot ndeshen fermerët në radhë të parë, por edhe të gjithë sektorët e ekonomisë. E vetmja rrugë e drejtë që duhet mbështetet është mekanizmi, shtimi i mekanizimit në mbjellje dhe vjelje, janë dy sektorët që mungon më shumë fuqi punëtore. Na humbet 30% e prodhimit, vetëm si rezultat i mungesës së punëtore për mbjelljen dhe për vjeljen e produktit bujqësor”, u shpreh ai.
Ai pohoi se bujqësia shqiptare ka shtuar cilësinë e prodhimit dhe kjo shtoi Rrapaj reflektohet tek eksportet drejt BE-së.
“Cilësia e produkteve është rritur, sepse edhe eksportet janë rritur si në natyrë si në vlerë. Kemi rritje të produkteve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kemi rritje të ndejshme të vajit të ullirit drejt BE dhe kjo për shkak të rritjes së cilësisë. Me vajin kemi një bum, nga 80 tonë, kemi shkuar në 7000 tonë në tregun e BE-së”, theksoi Rrapaj./abcnews.al