FIFA bëri një ndryshim në rregulloren e futbollit gjatë majit të vitit të kaluar. Koronavirusi ndërpreu aktivitetet futbollistike për disa kohë dhe ndikoi në ngjeshjen e kalendarit; duke sjellë lodhje, rënie të rendimentit pozitiv të skuadrave dhe dëmtime.
Nga tre u kalua në pesë zëvendësime, vendim që gëzoi trajnerët e skuadrave. Ky rregull do të vijojë të jetë aktiv deri më 31 dhjetor të vitit 2022. Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka rënë dakord që ky rregulli aktual të zgjasë deri në fundin e Botërorit Katar 2022.
Kompeticioni i madh do të zhvillohet në dimrin e vitit të ardhshëm, prej 21 nëntorit e deri më 18 dhjetor. Vendimi për konfirmimin e pesë zëvendësimeve, u mor sot gjatë një takimi të zakonshëm të Bordit të Drejtorëve të IFAB. /abcnews.al