Pesë vite SPAK/ Dumani: Punë plot sfida. Hetuam zyrtarë të çdo niveli, për të treguar që drejtësia nuk njeh anë dhe kah

schedule10:12 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 10:12 - 19 Dhjetor, 2024

Në 5-vjetorin e SPAK, kreu Altin Dumani ka deklaruar se kanë  bërë një punë plot sfida, duke sfiduar çdo vështirësi. Ai ka thënë se kanë hetuar dosje të shumta, mes të cilave bënin pjesë zyrtarë të lartë të çdo niveli, duke dhënë kështu mesazhin se drejtësia nuk njeh anë dhe kah.

Sakaq, Dumani falenderoi dhe partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin, si SHBA, BE dhe EUROPOL.

“E nisëm me një sërë dosjesh nga prokuroritë e rretheve dhe me mungesë të stafit ekzekutiv. U hasëm me shumë vështirësi si dhe me terrene sfiduese. U desh të kalonim  dhe vështirësitë gjatë periudhës së Covid. Na u desh të kalonin shumë sfida por që ne si staf zgjodhëm ti shkonim deri në fund. Dëshiroj të shpreh mirënjohje për Arben Krajën dhe për të gjithë stafin. Në pesë vite, SPAK ka 1097 procedime penale dhe nga këta 61 janë zyrtarë që kanë shkuar në hetim. Kemi 28.4 përqind të totalit numri i personave të arrestuar.

Sa i takon bashkëpunimit ndërkombëtar, kemi kryer operacione me zyrat e Spanjës, Kosovës, Maqedonisë. Kemi arritur të hetojmë zyrtarë të të gjitha niveleve për të dhënë një mesazh që drejtësia nuk njeh anë dhe kah.

Gjithashtu më lini të falenderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA, BE, Europol, që të gjithë na kanë qendruar pranë me bashkëpunimin e tyre. ajo që ne shohim tani është se sa afër jemi tani me publikun, ku korrupsioni dhe krimi bën plane në hallkat e jetës. Sot ne kemi treguar se ligji funksionon, korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës, prandaj ne jemi përballur me fyerje shpifje dhe kërcënime ndaj familjarëve tanë, por ne kemi vazhduar”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!