E tronditur nga një zjarr në 2017 që vrau 66 njerëz, qeveria e Portugalisë ndërmori hapa për të minimizuar rrezikun e një tragjedie të ngjashme që të përsëritej. Por pesë vite më vonë, flakët po shkatërrojnë përsëri vendin që është më i ekspozuar sa kurrë, sipas Reuters.
“Ne nuk duam që të vdesin më shumë njerëz për shkak të një zjarri,” tha Dina Duarte. “Ne duam të paralajmërojmë se ajo që ndodhi në 2017 do të ndodhë përsëri nëse nuk marrim masat, tha ajo.
Por vendi është i prekur edhe ngai ashtuquajturi “Anticikloni i Azoreve”, një zonë me presion të lartë që gjendet në oqeanin Atlantik dhe që ndikon në klimën e pjesës më të madhe të Europës dhe të të gjithë Mesdheut.
Çfarë është Anticikoni i Azores?
Burimi i të gjitha ”vuajtjeve” tona të verës, Anticikloni i Azores po përkeqësohet. Kjo të paktën mbështet një studim të ri të botuar në ”Nature Geoscience”, që analizon evolucionin e anticiklonit gjatë mijëvjeçarëve të fundit dhe që tregon se në 200 vitet e fundit ai është zgjeruar në ritëm më të lartë se ai i 1 000 paraardhësve.
Ky shpërthim” është arsyeja pse disa zona të Europës, veçanërisht Spanja dhe Portugalia, po përjetojnë thatësirën më të keqe në historinë e tyre. Spanja dhe Portugalia janë dy vendet europiane që më së shumti po vuajnë pasojat e zgjerimit të Anticiklonit të Azores.
Në mesin e shumë parashikimeve që janë bërë për këto dy vende, njëri thotë se deri në vitin 2050 sipërfaqja e gadishullit Iberik, e përshtatshme sidomos për rritjen e rrushit do të reduktohet nga 25 deri në 100% (që do të thotë se për 30 vite në Spanjë dhe Portugali mund të bëhet e pamundur të prodhohet verë).
Ndërkohë, një tjetër parashikon një kolaps prej 30% të prodhimit të ullirit në Spanjën Jugore.
/abcnews.al