Romancë, rërë e bardhë! Pesë vite pas martesës së tyre, Paris Hilton dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, kanë rinovuar betimet në një ceremoni intime në Turks & Caicos, pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, vetëm pak ditë para ditëlindjes së yllit.
Trashëgimtarja dhe sipërmarrësja e njohur ndau momente magjike nga ceremonia buzë detit, duke emocionuar ndjekësit me një mesazh plot ndjenjë:
“Këtë herë nuk ishim vetëm burrë e grua. Ishim mami dhe babi. Phoenix dhe London duke parë dashurinë që i krijoi.”
Çifti, i cili festoi pesë vite martesë, rikonfirmoi angazhimin e tyre të rrethuar nga dy fëmijët e tyre, Phoenix dhe London, në një skenar që dukej si i dalë nga një film romantik.
E veshur me një fustan të bardhë elegant që valëvitej në erën e detit, Paris dukej rrezatuese, ndërsa Carter nuk ia hiqte sytë një dëshmi se dashuria e tyre është më e fortë se kurrë.
Nga dasma madhështore në vitin 2021, deri te kjo ceremoni intime familjare, historia e tyre vazhdon të jetë një nga më të komentuarat në shoëbiz. Dhe këtë herë, ishte më shumë se një “Po” – ishte një premtim i ripërtërirë përpara familjes së tyre të vogël.
View this post on Instagram


