Zjarri i rënë një ditë më parë në vendin e quajtur Kongrazhd në afërsi të Burrelit ka marrë përmasa të frikshme. Aktualisht ne rrethin e Matit janë aktive pesë vatra zjarri, të cilat po përhapen me shpejtësi. Mësohet se sipërfaqja e përshkuar nga flakët ka shkuar në 60 hektarë.
Me gjithë ndërhyrjen nga forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Mat, të shërbimit pyjor, zjarrfikëses së Bashkisë Klos dhe forcave të ushtrisë nuk është arritur të neutralizohet zjarri.
Drejtori i Politikave Ekonomike, Bujqësisë dhe menaxhimit të pyjeve në Bashkinë Mat, Vebi Stana, kërkon ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri./abcnews.al