Pesë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

schedule08:21 - 14 Prill, 2021

schedule 08:21 - 14 Prill, 2021

Pesë persona janë arrestuar nga policia gjatë orëve të fundit në Tiranë. Sipas uniformave blu të arretsuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një prej të arretsuarve është një i ri 23-vjeçar, pasi gjatë kontrollit nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Po ashtu në prangat e policisë ka rënë edhe një nxënës 18-vjeçar, pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e shkollës.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç,pasi në rrugën “Hasan Alla”, nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E. M., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

-O. Z., 36 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ;

-E. M., 18 vjeç, (nxënës i një shkolle), pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e shkollës.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!