Pesë super ushqime për fëmijë

schedule15:01 - 6 Tetor, 2021

schedule 15:01 - 6 Tetor, 2021

Ndërsa foshnja është në barkun e nënës, ajo kujdeset përmes dietës që t’i sigurojë fetusit të gjithë lëndët ushqyese të nevojshme për shëndetin e tij.

Më vonë, ndërsa rritet, ushqimet që prindërit e tij kanë përfshirë në programin e tij luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Madje ka edhe të ashtuquajturat super ushqime që luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe është mirë t’i përfshini në dietën e tij.

Shihni pesë prej tyre:

Spinaqi:

Është një ushqim i pasur me hekur dhe antioksidantë dhe mund ta vendosni ose në byrekë ose në supa që gatuani për fëmijën tuaj.

Fara e lirit: 

Mund të shoqërojë me lehtësi drithërat e tij.

Mango: 

Ka një sasi të madhe të vitaminës C dhe mban dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të fëmijëve të shëndetshëm.

Brokoli: 

Një nga super ushqimet e rëndësishme. Ai mund ta hajë atë të thjeshtë ose në supë.

Kungulli: 

Super ushqim ideal për supat e fëmijëve tuaj pasi është i pasur me magnez, kalium dhe vitamina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!