Pesë probleme në marrëdhënie po aq serioze sa tradhtia

schedule10:41 - 9 Janar, 2023

schedule 10:41 - 9 Janar, 2023

Të tradhtosh personin me të cilin supozohet të jesh i dashuruar është një gabim jetësor që zbulon probleme të tjera serioze mes partnerëve. Në shumicën e rasteve, tradhtia vjen si e pritshme pas reve që janë mbledhur mbi lidhjen prej kohësh. Ka çështje të tjera mes një çifti që mund të bëhen po aq nëse jo më shkatërruese sesa tradhtia. Maria Hakki, autore dhe redaktore e marrëdhënieve, prezanton pesë më seriozet në yourtango.com.

Dashuria nuk ekziston më

Në fillim të marrëdhënies ne jemi “të verbër nga dashuria”. Megjithatë, me kalimin e kohës ose sepse jemi mësuar me personin tjetër ose sepse fillojmë të shohim të metat e tij, magjia e dashurisë shuhet. Nëse edhe ju e kuptoni se “shkëndija” juaj po shuhet, diskutoni me qetësi dhe mirësjellje me partnerin tuaj, në mënyrë që të shihni se çfarë nuk shkon dhe çfarë mund të ndryshojë.

Emocionet negative

Gjërat që na irritojnë mund të çojnë në grumbullimin e emocioneve negative dhe zemërimit ndaj partnerit tonë. Ju duhet t’i diskutoni këto ndjenja me partnerin tuaj, përndryshe për sa kohë që i fshihni, zemërimi dhe nervat tuaja do të rriten dhe do t’ju duhet të përballeni me një situatë shumë më të rëndë sesa biseda e pakëndshme.

Xhelozia

Xhelozia është një emocion negativ që na bën të fajësojmë të dashurit tanë për shkak të frikës sonë të brendshme. Është një problem serioz me të cilin përballen shumë çifte. Nëse nuk trajtohet, bëhet toksik dhe shkatërron marrëdhënien. Kërkimi i vetvetes dhe bisedat me partnerin mund të shpëtojnë marrëdhënien tuaj.

Mungesa e komunikimit

Është e rëndësishme të kontrolloni emocionet tuaja. Po aq e rëndësishme është edhe shprehja e tyre. Mungesa e komunikimit është një nga problemet kryesore në marrëdhënie. Nëse nuk mund të ndani mendimet me personin tuaj më të dashur, atëherë kriza mes jush është e madhe.

Sjellja manipuluese

Zakonisht bëhet në mënyrë të fshehtë, pas fjalëve të bukura dhe akteve të mëdha dashurie, në mënyrë që partneri të mashtrohet. Nëse e kuptoni se partneri juaj synon t’ju manipulojë, duhet të mendoni shumë seriozisht nëse dëshironi të jeni me të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!