Pesë premtime që çdo grua e fortë ia ka bërë vetes

schedule23:25 - 24 Nëntor, 2022

schedule 23:25 - 24 Nëntor, 2022

Mos komprometoni veten. Është gjithçka që keni Nuk ka dje, as nesër, është e gjitha e njëjta ditë. -Janis Joplin

Forca shpesh lind nga dhimbja, madje edhe trauma. Gratë që janë të forta shpesh, në kohë të ndryshme në jetën e tyre, janë ndjerë të dobëta dhe të pafuqishma. Forca që mbartin brenda tyre sot, nuk ka lindur nga ajri. Përkundrazi, kjo forcë është kultivuar dhe ushqyer me kujdes.

Çdo grua e fortë e ka fituar këtë forcë dhe ajo ka plagë që nuk janë gjithmonë të dukshme për syrin e lirë. Çdo grua e fortë gjithashtu i ka bërë premtime vetes. Këto premtime shërbejnë si një kujtesë për të mos lejuar kurrë që të kthehet në vajzën e dobët që ishte dikur.

Ja cilat janë këto 5 premtime:

Ajo i ka premtuar vetes të mos japë shumë nga vetvetja, për ta zbutur partnerin

Një grua e fortë është përballur shpesh me sfidën e heqjes dorë nga pjesë të vetat, që i ka patur të dashura, për të qetësuar dikë që nuk e çmon atë si një qenie njerëzore të tërë. Qoftë nëse ka hequr dorë nga interesat e saj, miqtë e saj, puna e saj apo ambiciet e saj, një grua e fortë i ka premtuar vetes që të mos lejojë kurrë më që të heqë dorë nga këto gjëra që i ka të shtrenjta. Ajo është një person i tërë dhe ajo kurrë nuk do të lejojë një person, që të zgjedhë prej saj vetëm pjesët që ai i quan të pranueshme.

Ajo i ka premtuar vetes, se kurrë nuk do të presë që ai të ndryshojë

Të shpresojë se mund ta ndryshojë atë, vetëm nëse e do në mënyrën e duhur, është një gabim që çdo grua e fortë nuk do ta bëjë më. Njerëzit mund të ndryshojnë vetëm nëse duan. Asnjë dashuri në botë nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë një person, në diçka më të mirë. Pritja që dikush të ndryshojë, vetëm do të sjell zhgënjim dhe irritim. Çdo grua e fortë e di se nuk ia vlen të shqetësohesh të provosh dhe ta duash dikë, që të bëhet një person më i mirë.

Ajo i ka premtuar vetes, që kurrë më të mos pranojë më pak se meriton

Çdo grua e fortë ka kaluar një periudhë në jetën e saj, ku mendonte se kishte parë diçka të mirë në një person tjetër dhe i kish lejuar vetes të vuante, sepse mendonte se mund ta kultivonte atë mirësi. Në fund, ajo do të zbulonte se ju nuk mund të mbani një lule në jetë, kur ajo ujitej vetëm me uthull. Forca vjen kur një grua e kupton se ai që meriton, është dikush që është vetë i mirë, pa pasur nevojë që ajo të shkojë e të gërmojë për atë mirësi.

Ajo i ka premtuar vetes, se kurrë më nuk do të ngërthehet në lojërat e tij

Një grua e fortë dikur përpiqej të kuptonte lojërat e mendjes që nuk kishin rregulla dhe ishin projektuar që ajo të humbiste. Dhe pas kësaj, ajo do t’i premtonte veten të largohej nga këto lloje lojërash, me çdo kusht. Çdo gruaje të fortë i është dashur të mësojë se si të jetojë jetën sipas rregullave të veta dhe të mos lejojë që dikush tjetër t’i bëjë ato rregulla për të.

Ajo i ka premtuar vetes se nuk do të përdoret më kurrë

Çdo gruaje të fortë i është dashur të mësojë këtë lloj force, në një mënyrë apo një tjetër. Pasi lejoi të përdore – për arsye emocionale, apo volie – ajo i ka premtuar vetes se kurrë nuk do të lejonte të përdoret përsëri. Ajo ka mësuar se vlen shumë më tepër dhe sapo e zbuloi dhe u kujdes për vetëvlerësimin e saj, ajo u bë më e fortë se kurrë. Dhe i premtoi vetes që askush nuk do ta bënte më kurrë të ndjehej e pafuqishme.

Edhe pse forca shpesh vjen nga fakti që dikur janë ndjerë të dobëta dhe të pafuqishme, kjo forcë do të qëndrojë me gratë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Mësimet e jetës mund të jenë të vështira për t’u gëlltitur, por sapo mësohen, ato do të na shërbejnë më së miri.

Çdo grua e fortë ka një listë të premtimeve që ajo i ka bërë vetes së saj, dhe ato premtime e mbajnë atë emocionalisht dhe mendërisht të shëndetshme. Gratë e forta kanë mësuar të mos lejojnë që të mashtrohen ose të gënjehen. Ato kanë mësuar se janë qenie të plota njerëzore, me aftësi të madhe për dashuri dhe dhembshuri, por vetëm për ata që i meritojnë dhe i trajtojnë mirë. Me forcën, vjen edhe një kuptim më i madh i botës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!