Për pesë mijë banorët në Çermë të Divjakës nuk mund të afrohet shërbimi mjekësor. Në ambulancën e zonës mjeku mungon dhe aty gjendet thjesht një infermiere.
Banorët e Çermës së Sipërme në Divjakë kanë një vit që kërkojnë shërbim mjekësor. Mjeku mungon në ambulancën e zonës dhe ata nuk dinë ku të drejtohen për vizita. Më e vështirë situata është për moshat e treta, të cilët kanë nevoja urgjente për ndihmën e parë. Shpeshherë u ka ndodhur që të sëmurët në gjendje të rëndë, të përkeqësohen më tepër për shkak të mungesës së shërbimit mjekësor.
“Ne jemi një fshat me 3.500 banorë, mjeku vjen dy herë në javë. Unë pres të sëmurem vetëm kur të vijë mjeku. Çfarë të bëjmë neve? Të vedsim pastaj të vijë mjeku të na shohi”?
“Unë vij këtu për një dokument se dua të vizitohem në Lushnje. Jam invalid, doktor s’ka”.
“Unë jam sëmurë, ku të shkoj, ku të përplasem. Mjek s’ka, prandaj duam mjekun të jetë i përditshëm këtu në Çermë”.
Në ambulancë ndodhet vetëm një infermiere, e cila jashtë kameras thotë se ka disa muaj që është e punësuar. Mjeku sipas saj vjen vetëm dy herë në javë dhe e nis punën pas orës 11:00, kurse ditët e tjera punon në një tjetër ambulancë.
Në këto kushte, banorët duhet të drejtohen ose në spitalin e Lushnjes ose në Fier. Ambulanca e Çermës së Sipërme ka të kartelizuar rreth 3.000 banorë dhe në Çermë kërkojnë shërbimin mjekësor më shumë se 5 mijë banorë. /abcnews.al

