Everton është goditur nga pandemia e koronavirusit. Pesë lojtarë të skuadrës nga Liverpuli kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, dhe ndodhen të izoluar në shtëpitë e tyre.
Skuadra e Rafa Benitez luan nesër (e shtunë, 16:00) takimin e parë të sezonit të ri në Premier League. Everton pret në “Goodison Park” Southampton, ekipin e Armando Brojës.
Benitez zbulon edhe emrin e një prej lojtarëve të infektuar. “Kemi disa lojtarë që ndodhet në izolim në këto momente, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
Disa lojtarë janë të detyruar të kalojnë karantinën në shtëpitë e tyre, James Rodriguez është njëri prej tyre“, deklaroi trajneri spanjoll i Evertonit. /abcnews.al