Pesë gola në miqësore, Kastrioti mposht Skënderbeun

schedule15:19 - 7 Tetor, 2020

schedule 15:19 - 7 Tetor, 2020

Skënderbeu dhe Kastrioti janë përballur mes tyre në një miqësore, që ka përfunduar me rezultatin 2-3. Krutanët triumfuan dhe nxorën në pah edhe njëherë që për korçarët ky sezon do të jetë i vështirë.

Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj shënoi e para, me sulmuesin Belajdi Pusi. Shkodrani ndëshkoi Kastriotin, por krutanët reaguan dhe i barazuan shifrat që në pjesën e parë me mesfushorin Xhulio Mehmeti.

Përmes një penalltie Kastrioti kaloi në epërsi më pas. Patrik Bardhi ishte i saktë, ndërkohë që Danaj realizoi edhe golin e tretë. Pesë minuta para fundit Skënderbeu shënoi golin e dytë, por në fund ishin krutanët ata që triumfuan në këtë miqësore. / abcnews.al

SKËNDERBEU 2-3 KASTRIOTI
Pusi 24′ , Mensah 85′ / Mehmeti 41′ , Bardhi (11-m) 65′ , Danaj 77′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!