Pesë “gjigantë” të Superiores e pësojnë, Disiplina i paralajmëron me gjoba

schedule20:30 - 21 Shtator, 2021

schedule 20:30 - 21 Shtator, 2021

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime. Bien në sy gjobat për shkak të sjelljes së tifozëve, ndërsa Teutës dhe Partizanit u tërhiqet veshi për vendosjen e stemës së “Abissnet Superiore” në fanellë, sipas marrëveshjes me sponsorin e kampionatit që ka blerë të drejtën e emrit për tre sezone.

VENDIMET: KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!