Pesë gjëra që fëmija fiton kur e përqafoni

schedule23:00 - 26 Janar, 2023

schedule 23:00 - 26 Janar, 2023

Ka shumë studime që tregojnë se përqafimi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional, kognitiv dhe fizik të fëmijëve. Por sigurisht që nuk prisnit që hulumtimi të vërtetonte se një përqafim është i dobishëm dhe terapeutik, apo jo?

Përqafimi i ndihmon foshnjat të ndihen të sigurt

Fëmijët kanë nevojë për dashurinë tuaj për t’u ndjerë të sigurt dhe një përqafim është mënyra më e mirë për t’i bërë ata t’ju besojnë.

Përqafimi i tyre tregon se ne i kuptojmë

Ata janë të rinj dhe nuk dinë ende si të shprehin atë që duan dhe ndjejnë. Nëse janë të frikësuar, nëse janë të uritur, nëse ndihen të pasigurt, përqafimi juaj është ngushëllimi i tyre i vetëm. Edhe gjatë ndërrimit të pelenave, ata dëshirojnë përqafimin tuaj.

Përqafimi i bën ata të lumtur

Një përqafim ju bën të lumtur, imagjinoni sa të lumtur ndihen këto krijesa të vogla kur janë ulur në prehrin tuaj dhe ju po i përqafoni.

Përqafimi rrit sistemin e tyre imunitar

Po, po, ju themi të vërtetën. Ka shumë studime që vërtetojnë se përqafimi forcon sistemin imunitar.

Përqafimi forcon lidhjen me ju

Kur ju mbani foshnjat tuaja në krahë, koha qëndron në vend dhe na lejon të lidhemi me fëmijët tanë dhe të jemi aty për ta. Ne lidhemi me ta emocionalisht dhe psikologjikisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!