Pesë fazat e pikëllimit dhe si t’i kaloni ato, sipas ekspertëve

schedule21:46 - 23 Maj, 2023

schedule 21:46 - 23 Maj, 2023

Kur humbisni dikë që ju doni bota juaj ndryshon plotësisht.

Ekspertët dhe akademikët e pikëllimit dhe psikologjisë sugjerojnë se njerëzit kalojnë nëpër pikëllim në mënyrë sekuenciale.

Ja cilat janë pesë fazat e pikëllimit dhe si mund t’i konsideroni dhe përpunoni ato sipas renditjes që i përjetoni.

  1. Mohimi

Në mohim ne nuk mund të regjistrojmë plotësisht dhimbjen, tronditjen dhe mosbesimin për humbjen tonë në një moment ose ditë, kështu që dhimbja përhapet me kalimin e kohës, tha David Kessler një psikolog.

Ndërsa mohimi në një kuptim të mirëfilltë dhe jofunksional do të ishte përpjekja për të bindur veten se ju nuk keni humbur askënd, paaftësia për të kuptuar humbjen për një kohë është e shëndetshme.

Nëse po luftoni me mohimin, mund të përpiqeni të ndaloni së luftuari me realitetin që ju është paraqitur, tha Cormier një studiues, i cili është gjithashtu një specialist dhe konsulent për traumat e vdekjes.

  1. Zemërimi

Zemërimi është një tjetër reagim i natyrshëm ndaj humbjes, qoftë zemërimi për shkakun e vdekjes, të ndjerit, perëndisë së fesë suaj, vetes apo rastësisë së universit, tha Kessler.

Nën zemërimin mund të jenë ndjenjat e mungesës së shpresës ose pafuqisë, tha studiuesi, ndonjëherë duke shkaktuar faj që disa njerëz e përdorin për të mbajtur një iluzion kontrolli ose për të shprehur zhgënjimin.

“Mendjet tona do të preferonin gjithmonë të ndiheshin fajtorë sesa të pafuqishëm,” tha Kessler.

Lejojeni veten të shprehni zemërimin në mënyra të shëndetshme, këshilloi Kessler, pavarësisht nëse është ” joga e pikëllimit “, bërtitja në makinë, përdorimi i një thesi boksi, vrapimi ose forma të tjera ushtrimi.

  1. Faji

Faji është gjithashtu një emocion që na pushton. Ne mendojmë se çfarë mund të kishim bërë më shumë ose si mund ta ndryshonim këtë situatë. Ne mendojmë se nëse do të kishim vepruar më shumë gjërat do të ishin më ndryshe, dhe personi që ne duam më shumë do të ishte këtu.

Por ne duhet të kuptojmë që nuk ishte faji ynë dhe ne nuk kemi një fuqi si të paraprinim situatën e ndodhur. Ne duhet ta pranojmë realitetin dhe të bëjmë paqe me veten.

  1. Depresioni

Depresioni, ose një trishtim akut, është kur humbja e madhe fillon duke ndikuar më thellë në jetën tuaj. Ndoshta trishtimi duket sikur do të zgjasë përgjithmonë, ose jeni tërhequr nga jeta ose po pyesni veten nëse jeta ia vlen të jetohet vetëm.

Trishtimi i godet njerëzit në periudha të ndryshme, tha Cormier. Ajo ka njohur njerëz që nuk janë të shqetësuar në vitin e parë pas humbjes, por nga viti i tretë janë të zhytur në trishtim. Pse? Sepse për njëfarë kohe, disa mund të mbajnë iluzionin se një i dashur është larg me pushime dhe mund të kthehet, tha ajo.

Për të përballuar trishtimin, mund të kërkoni gjithashtu mbështetje nga miqtë, familja ose grupet mbështetëse të pikëllimit dhe të praktikoni rregullisht kujdesin për veten, sugjeroi Cormier.

  1. Pranimi

Pranimi nuk do të thotë se jeni mirë me largimin e të dashurit tuaj. “Kjo thjesht do të thotë që unë tani pranoj realitetin e ri të jetës sime,” tha Cormier, e cila shkroi ” Trishtim i ëmbël: Gjetja e tërësisë së qëndrueshme pas pikëllimit dhe humbjes”.

Pranimi nuk është gjithashtu fundi i pikëllimit. Mund të keni shumë momente të vogla pranimi me kalimin e kohës, tha Kessler, si për shembull kur planifikoni dhe merrni pjesë në ngjarje që dikur keni shkuar së bashku.

Arritja në pranim do të thotë që po shëroheni, tha Cormier. Por nëse nuk arrini dot, duhet të kërkoni ndihmë profesionale. Hidhërimi intensiv dhe i vazhdueshëm që shkakton probleme dhe ndërhyn në funksionimin e përditshëm, në një mënyrë që pikëllimi tipik nuk kalon pasi të ketë kaluar një kohë, njihet si çrregullimi i zgjatur i pikëllimit, sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!