Pesë emra për pasuesin e Hakimit, lojtari i Italisë tundon kampionët e Interit

schedule17:18 - 25 Qershor, 2021

schedule 17:18 - 25 Qershor, 2021

Achraf Hakimi do të largohet nga Interi, që po punon për të gjetur një zëvendësues të denjë të 22-vjeçarit maroken të krahut të djathtë të mbrojtjes.

Emra si Dumfries, Lazzari dhe Bellerin janë lidhur me kampionët e Italisë, teksa një tjetër lojtar i linjës së djathtë i është propozuar zikaltërve.

 

Florenzi dhe Verratti me Italinë

Bëhet fjalë për Alessandro Florenzin, lojtarin e Romës dhe kombëtares italiane, i cili kushton shumë më pak se tre emrat e lartpërmendur.

Dyshja Marotta-Ausilio po mendohen në lidhje me opsionin Florenzi, i cili luajti i huazuar te PSG në sezonin e fundit. Davide Zappacosta i Chelsea është një tjetër opsion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!