Një vajzë nga Prishtina ka denoncuar në polici se është dhunuar nga pesë burra.
Si pasojë e lëndimeve të marra vajza është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Sakaq policia njofton se dy nga pesë burrat e dyshuar për dhunë janë arrestuar.
Njoftimi i policisë
DHUNIM | Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.
/abcnews.al/