Pesë betejat e Superiores të enjten, kemi hyrë në javën e derbit të kryeqytetit

schedule09:36 - 10 Maj, 2021

schedule 09:36 - 10 Maj, 2021

Në fundjavë u mbyll edhe java e 33-të e Kategorisë Superiore dhe gara për titullin dhe vendin etetë bëhet akoma e më e ethshme. Asgjë nuk është vendosur në këtë edicion dhe gjërat mund të përmbysen shpejt.

Të enjten FSHF ka programuar të luajë të gjithë ndeshjet e javës së 33-të të ligës më të fortë në vend. Kjo javë nuk është si të tjerat, është java e derbit dhe e gjithë Shqipëria i ka sytë në “Air Albania” stadium.

Partizani-Tirana luhet të enjten në orën 19:00 sipas orarit të lancuar deri më tani nga FSHF. Ndërkohë, 4 ndeshjet e tjera janë programuar të nisin në orën 16:00. Në Kamzë, Kastrioti, më i uritur se kurrë për pikë, pret Teutën kryesuese.

Vllaznia ka shansin e fundit për të qëndruar në garën për titull në Ballsh ndaj Bylisit, që para pak ditësh ndali Tiranën, ndërsa ndaj Teutës në ndeshjen e fundit u mund me shifrat 4-0. Laçi luan një ndeshje shumë të vështirë ndaj Skënderbeut në shtëpi.

 

Ndeshja tjetër është ajo mes Apolonisë dhe Kukësit, dy skuadra pa objektiva. Apolonia e ka humbur luftën për tq mbijetuar në Superiore, ndërsa Kukësi nuk rrezikon rënien, por as ka shanse për të kapur një vend në Kupat e Europës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!