Pescara dhe Reggiana ka vulosur sot fatin e tyre, pas humbjeve të pësuara. “Delfinët” u mposhtën nga Cremonese 3-0, ndërkohë që Ledian Memushaj prej dëmtimit nuk mund të luante.
As Arlind Ajeti i Reggiana nuk ishte në fushë kundër Spal, sikurse edhe Etrit Berisha. Ekipi i mbrojtësit shqiptar u mposht në shtëpi dhe kështu sezonin e ardhshëm do të duhet të garojë në Serie C.
E çuditshme pse Ajeti nuk ishte në fushë, pasi në duelin e fundit i dha skuadrës së tij tre pikët. Tashmë mbrojtësi, edhe Memushaj, me gjasa do të duhet të shohin për një klub të ri,
Mesfushori është nën kontratë deri në verën e vitit 2023, kurse Ajeti i përfundon marrëveshja verën e ardhshme. Sigurisht një ligë më poshtë për klubet e tyre aktuale do të jetë e vështirë t’i përballojnë edhe financiarisht. /abcnews.al