“Përvoja që doja”, Gonzalo Higuain zyrtarisht i Interit amerikan

schedule15:15 - 18 Shtator, 2020

schedule 15:15 - 18 Shtator, 2020

Gonzalo Higuain është zyrtarisht pjesë e Inter Miami. Sulmuesi argjentinas u largua me parametra zero nga Juventusi dhe menjëherë ka gjetur ekipin e ri. Në Torino nuk e kishin në plane, por në MLS ai mund të bëjë diferencën dhe bashkohet me Blaise Matuidi te klubi i David Beckham.

“Së pari dua të falënderoj Inter Miami për përpjekjen që ka bërë për të nënshkruar me mua. Mendoj se do të jetë një përvojë e bukur në jetën time. Ishte ajo që kërkoja, një eksperiencë e re, një kampionat i ri dhe një qytet i bukur.

Jam vërtetë i lumtur që jam këtu dhe zyrtarisht i bashkohem këtij ekipi. Qëllimi im ëshët që të transmetoj gjithë përvojën time të fituar në Europë dhe të përpiqem të rris ekipin”, thotë mes të tjerash Higuain.

Paul McDonough, një nga zyrtarët e lartë të klubit amerikan, pas firmës me sulmuesin ka deklaruar: “Jemi të kënaqur që kemi mbyllur marrëveshjen me Gonzalo dhe të shtojmë një golashënues me përvojë dhe të suksesshëm, i cili ka shkëlqyer në skuadra dhe ligat më të mira të botës.

Ne synojmë të sjellim jo vetëm lojtarë të mirë, por edhe njerëz të mirë që kanë ambiciet dhe aspiratën për të bërë histori në futbollin e Amerikës së Veriut. Jemi të sigurt që e kemi gjetur diçka të tillë te Gonzalo”. /abcnews.al