Përvjetori i Srebrenicës/ Axhanela: Serbia e mohon genocidin të njohur nga OKB, ceremonia këtë vit me një domethënie tjetër

schedule16:44 - 11 Korrik, 2024

schedule 16:44 - 11 Korrik, 2024

Bosnja dhe Hercegovina këtë të enjte shënon 29-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, masakër kjo e cila është cilësuar si më e rënda në Europë që nga lufta e dytë Botërore. 11 korriku këtë vit shërben edhe si dita ndërkombëtare ku përkujtohen viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës, pasi Asambleja e Kombeve të Bashkuara vendosi që ta shpallë masakrën e kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë një Gjenocid ndaj civilëve, pas miratimit të një rezolute e cila ishte Hartuar na Gjermania dhe e mbështetur nga më shumë se 40 vende të tjera.

Lidhur me këtë ka folur këshilltari i pavarur për komunikim dhe kulturë, nga Bashkësia Shqiptare në Bosnje Hercegovinë, Ardian Axhanela  për “Ballkan Update”. Në një lidhje me Skype, ai ka thënë se Serbia e mohon gjenocidin e njohur nga OKB.

Axhanela ka ndarë dhe detaje nga ceremonia e zhvilluar, e cila këtë vit ka pasur një domethënie tjetër dhe janë rivarrosur 14 trupa.

“Sot ka pasur ceremoni si në çdo vit që mbahet ceremonia, përvjetori i 29-të i Masakrës së Srebrenicës. Sot janë rivarrosur 14 trupa, bëhet ceremoni si zakonisht, por këtë vit përvjetori ka dhe një domethënie tjetër, pas rezolutës që bëhet në kombet e bashkuara, dita përkujtimore të jetë dhe një ditë ndërkombëtare e kësaj dite.

Do thoja që kemi të bëjmë me një politikë të caktuar për momentin që po e mohon dhe nuk e sheh në atë mënyrë siç e shohin të tjerët. Pra, bëhet fjalë për një politikë të caktuar, do thoja. Nuk e di nëse kjo politikë do të bëjë korrigjime, por kam shpresë te politikat e tjera në vendet fqinje, që mund të arrijnë te njohja e çdo tragjedie njerëzore.

Ajo që ndodhi në Serbrenicë ishte gjenocid, këtë e thonë dhe qytetarë të tjerë që janë të përfshirë në parti të ndryshme këtu në federatën e Bosnje Hercegovinës, por dhe në rajon”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!