Ramazan Cani rikthehet sërish në këtë 15 mars, 17 vite më pas në vendin e tragjedisë në Gërdec. Ne memorialin me emrat e 26 viktimave, Cani ka më shumë familjarë dhe të afërm që i humbi mesditën e 15 marsit të vitit 2008, nga shpërthimi në fabrikën e demontimit.
“Bukurie Cani, Shefki Cani, plus kushërinjtw të tjerw. 11 vëte. Kjo ishte dita mee e zezee peer ata dhe peer ne.”
Kujtimet e asaj dite të trishtë thotë se nuk do t’i harrojë kurrë.
“Kunatën e identifikoi dentistja që i kishte veenee dheembeet, ndeersa veellanee e mblodheem copa copa i beenee aden. Lanë 4 fëmijë. Më i vogli ka qenë 6 vjec. Ata u rritën, por përgjegjesi nuk mbajti kush për kete punë. U vrane u copëtuan. S’na ka pyetur njeri a si jeni.”
Ramazan Cani kërkon që drejtësia të shkojë në vend.
“Kjo është shteterore jo private. Ne na sakatuan. Këta i harrojnë, por ne na dhemb shpirti.”
Me lot në sy dhe buqeta me lule nëpër duar, familjarët e viktimave zhvilluan homazhe për 26 të afërmit e tyre që humbën jetën në 15 mars të vitit 2008.
Feruzan Durda kujton djalin e vogël, Erisonin që shpërthimi i mori jetën pranë shtëpisë, duke luajtur.
“Nuk dua ta di peer veten time. Djali i vogël 6 vjeç, kishte eendrrat e tij. Duke luajtur me biçikletë iku.”
Feruzan Durda dhe bashkëshortja e tij Zamira që nuk e kanë ndalur betejën e tyre për ndëshkimin e përgjegjësve në këto 17, kërkojnë që procesi gjyqësor të mos zvarritet.
“Drejtësi atë që kemi kërkuar që ditën e parë, jo ofendime. Dukemi sikur jemi ne fajtorët, jo ata që na kanë bërë demin. Ngrihet i pandehuri dhe na kërcenon në sallë mbylleni gojën. Kërkojmë që seancat të behen rregullisht dhe ato zgjasin.”
17 vite më pas, familjarët e 26 viktimave të pafajshme të shperthimit të fabrikes së demontimit të municioneve në Gërdec kerkojnë ende drejtesi. Procesi gjyqesor vijon per ish ministrin e Mbrojtjes se kohës, Fatmir Mediun. Shpresat e familjareve janë që drejtesia e re të shkojë tek përgjegjësit kryesorë të tragjedisë.
/ abcnews.al