Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur ta përkujtojë në mënyrë kritike 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet një posteri të publikuar në Facebook, theksohet më shumë pjesa e fjalës “varësi”, ndërsa më poshtë, renditen të gjitha ato fenomene që sipas Lëvizjes Vetëvendosje, kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit.
“11 vjet varësi, 11 vjet pa punë, pa mirëqenie, pa shëndetësi, pa drejtësi, pa barazi pa zhvillim, siguri, arsim, kulturë, pa viza e pa perspektivë”, shkruhet në posterin e publikuar nga lëvizja Vetëvendosje./abcnews.al