Përvjetori i ndeshjes së shekullit/ Në 30 tetor 1974, “Lufta në Xhungël”, Ali-Foreman

schedule16:36 - 30 Tetor, 2024

schedule 16:36 - 30 Tetor, 2024

U quajt “Rumble in the jungle”.

Me të vërtetë ishte një “Gjëmim në xhungël”, kur Muhamed Ali u ndesh me Xhorxh Foremanin, në duelin për titullin botëror të peshave të rënda në boksin profesionist.

Ajo luftë cilësohet si Ndeshja e Shekullit në boks, edhe pse gjithmonë ka pasur duele të fortë të legjendave Ali, Foreman, Frejzer, Norton, Tajson, Holifild, Ljuis apo Kliçko.

Ali, njeriu që vazhdon të cilësohet si boksieri më i madh të gjitha kohëve, hodhi poshtë çdo parashikim duke mundur kampionin e botës, Foreman me nokaut në raundin e 8-të.

Shumë vite më pas, Foreman që ishte kthyer në prift evangjelist, foli kështu për rivalin.

“Ai ishte njeriu më i madh që unë kam takuar. Po të thosha se ishte boksieri më i madh që kam takuar, do të ishte pak. Ai ishte më i madh sesa boksi. Ai ishte më i madh se gjithçka”.

Muhamed Ali e kishte humbur titullin botëror për shkak të refuzimit për të luftuar në Vietnam, në radhët e ushtrisë amerikane, ndonëse shmangu burgun, teksa në moshën gati 33-vjeçare riktheu lavdinë, duke mundur rivalin e tmerrshëm 25-vjeçar që ishte favorit absolut për të mbrojtur titullin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!