Përvjetori i luftës në Ukrainë, Veliaj fton qytetarët në manifestim: Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo ukrainasi për të qenë i lirë

schedule09:58 - 24 Shkurt, 2023

schedule 09:58 - 24 Shkurt, 2023

Sot shënohet përvjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës fton qytetarët, që sot të bëhen pjesë e manifestimit në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas ndaj makinerisë ruse.

“24 shkurti shënon një vit nga nisja e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës! Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë i lirë. Ju ftoj të jemi bashkë gjatë manifestimit, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas kundër agresionit rus. JEMI ME JU!

Ora 12:00, rruga “Ukraina e Lirë” – Bashkia Tiranë”, – shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në rrjetet sociale”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!