RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Gjirokastër, masa kundër ekstremistëve grekë

schedule12:58 - 24 Tetor, 2019

schedule 12:58 - 24 Tetor, 2019

Kur na ndajnë dy ditë nga përvjetori i vdekjes së Kostandin Kacifas ABC Neës ka mësuar se në Kakavijë po zbatohet një plan i fortë masash sigurie.

Që prej të enjtes në kufi kalohet me shërbim të përforcuar për të mos lejuar  që të kalojnë në doganë ekstremistët e shpallur “non grata” si dhe personat me precedentë.

Si autoritetet  shqiptare ashtu edhe ato greke po bashkëpunojnë në shkëmbimin e informacioneve për shtetas grekë që do të hyjnë në territorin shqiptar në ceremoninë përkujtimore të Kacifas.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se forcat e Anti-terrorit dhe ato speciale RENEA e FNSH kanë zbarkuar në Gjirokastër për të shmangur incidente apo sjellje provokuese të ekstremistëve./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!