Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit. Sipas policisë, 27 vjeçari ka përvetësuar 42 mijë euro nëpërmjet mashtrimit nga një shtetase.
Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, gjetën të fshehur dhe sekuestruan një armë sportive pistoletë, të cilën e mbante pa lejen përkatëse.
Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


