Përveç ditëlindjes, Almeda Abazi ka një arsye tjetër për të festuar sot

schedule14:12 - 13 Shkurt, 2021

schedule 14:12 - 13 Shkurt, 2021

Almeda Abazi feston sot 29-vjetorin e lindjes. Partneri i saj turk, Tolgahan Sayisman shkroi fjalët më të ëmbla për të, ku shkruante se ndihej i lumtur se ishte pjesë e jetës së tij. “Jam i lumtur që ke lindur, i lumtur që je dashuria ime, që je gruaja ime, që je nëna e djalit tim. Të dua shumë.”, shkruante aktori.

Por përpos ditëlindjes, Almeda ka një tjetër arsye të fortë për të festuar sot. Bukuroshja shqiptare dhe Sayisman bëjnë katër vite se janë martuar. Almeda ka publikuar një fotografi të shkrepur në ditën më të lumtur të jetës së saj, krahas së cilës ka shprehur falenderimet për urimet e shumta që ka marrë.

“13.02.2017 ? Gëzuar përvjetorin e katërt zemër. 13.02.1992 ? 2️⃣9️⃣….dhe Gëzuar ditëlindjen për mua. ? Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta?Ju dua të gjithëve.?”, shkruan Almeda. Kujtojmë që Abazi është në pritje të fëmijës së dytë, dhe do të bëhet nënë e një vajze. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!