Dy liderë të industrisë së hotelerisë në Gjermani e Shqipëri bashkohen për të sjellë në vendin tonë standarte dhe shërbime cilësore në këtë fushë. Këto elementë konkretizohen në “Maritim Hotel Plaza Tirana”, që u përurua në një ceremoni të vecantë në ambientet e hotelit ndërkombëtar të certifikuar me 5 yje.
Dicka e vecantë pritet të ndodhë nga bashkimi i shqiptarëve dhe gjermanëve. Nga 17 tetori e në vazhdim Hotel Plaza Tirana do të quhet Maritim Hotel Plaza Tirana.
Ky lajm u dha gjatë një ceremonie të vecantë me pjesëmarrjen e politikanëve, përfaqësusëve të selive diplomatike në vend, biznesmenë dhe emra të njohur të fushave të ndryshme.
Nuk është i rastësishëm ky bashkim i dy lidervë të hotelerisë dhe mikpritjes, njëri në tregun shqiptar e tjetri në atë gjerman.
I lidhi angazhimi për të punuar me standarte, e për të mos u ndalur në kërkesat për rritjen e cilësisë, kjo falë ndihmës së trajnimeve të ekspertëve të Martitim Hotels.
Është përfaqsuesi i Plaza-s Behar Male që tregon se pse zgjodhën pikërisht MARITIM për të bashkëpunuar. Gjatë këtyre tre viteve kemi biseduar me shumë brande të respektuara….
Të njëjtën pyetje i drejtuam dhe ceo-s së Maritim Hotels, brand-it gjerman me histori 50 vjecare që nuk i përzgjedh lehtësisht bashkëpunëtorët, por që me The Plaza Tirana gjetën shumë të përbashkëta.
Në këtë udhëtim të përbashkët, gjermanët e Maritim Hotels kanë marrë përsipër të japin mbështetje të vazhdueshme në trajnimin e stafeve, por dhe të zbatojnë moton e tyre që është akomodim dhe ambiente për konferenca nën një cati.
Kjo është cka kërkon edhe The Plaza Tirana,një filozofi që e ka ndjekur që në fillimet e realizimit të këtij investimi për të cilin janë angazhuar një numër i madh arkitektësh, inxhinierësh, specialistësh nga disa vende. Asistuan agjenci të specializuara në këtë sektor për ta bërë sipas standarteve. Morën një ekip shumë të mirë menaxhimi nga Italia që dhanë më të mirën e tyre duke e renditur Plaz-ën në një ndër hotelet më serioze në Evropë dhe me një emër e reputacion të mirë.
Mjafton të klikoni në booking. Com por edhe agjenci të tjera, për të parë që The Plaza është vlerësuar me shkëlqyeshëm. Kjo nuk ka shpëtuar as vëmendjes së brandit të mirënjohur gjerman.
Por shqiptarët që drejtojnë Plaza-n prej vitit 2016 kur edhe nisi rrugëtimin e ri në fushën e hotelerisë nuk i dinin shumë sfida me të cilat duhet të përballeshin, prandaj sot ata kanë një këshillë për miqtë biznesmenë.
I ndërgjegjëshmë për rëndësinë e pjesëmarrjes së një brandi të tillë si ai i Maritim Hotels është edhe ministri i kulturës dhe turizmit Blendi Klosi. Për një arsye të rëndësishme se ky hotel me 5 yje të merituara i është nënshtruar kontollit dhe ka standarte të njëjtë me 40 hotelet e tjerë që maritime Hotels kanë në shtete si Gjermani, Spanjë, Hollandë, Turqi, Kinë, Bullgari Maltë, Mauritani, apo shtete të tjera e që jo rastësisht është vlerësuar me cmimn Most Improved Brand në vitin 2014.
Ky është vetëm hapi i parë i këtij rrugëtimi të ri shqiptaro gjerman në qendër të Tiranës, brenda zonës ideale tregtare edhe të biznesit, vetëm 3 minuta nga Parlamenti i Shqipërisë, Galerisë Kombëtare të Arteve, Operas dhe Baletit dhe Teatrit të Ansamblit Popullor, The Plaza është hoteli ndërkombëtar me 5 yje.
190 dhoma dhe Suita të konceptuara me vizion modern të shpërndara në 23 katet e godinës. Palestra e hapur 24 orë dhe SPA-ja Oblivion, një oaz i relaksit total, janë në dispozicion të klientëve për të shijuar komoditetin që ato ofrojnë.
The Plaza është gjithashtu një destinacion për adhuruesit e ushqimit: Tre restorantet – PANEVINO, CONVIVIUM dhe SAVOR – ofrojnë zgjedhje të cilat u përshtaten të gjitha shijeve tuaja.
The Plaza është gjithashtu vendi ideal për t’u takuar dhe për të festuar në Tiranë.
Me 8 salla konferencash, të cilat mund të akomodojnë deri në 350 të ftuar e përshtatshmë për një dasëm, ose pritje më pak formale, siç mund të jetë një takim pune, një koktej, një konferencë ose evente shpërblyese korporatash.
Maritim Hotel Plaza Tirana tashmë ka bërë edhe gjermanët të ndjehen sin ë shtëpi-këtë e konfirmon vetë ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë.
Një urë e re është ndërtuar midish dy shteteve, që tregon se nuk janë vetëm shqiptarët që zgjedhin Gjermaninë, por edhe anasjelltas.
Dhe gjermanët erdhën, me brandin më të njohur të industrisë së hotelerisë. Së bashku me shqiptarët ambiciozë për të mos bërë asnjë kompromis në kurriz të eksperincës së pakrahasueshme që duhet të përjetojnë të gjithë të ftuarit i kanë dhënë Shqipërisë mundësinë të arrijnë ekselencën në cdo veprim dhe shërbim.
Ky është Maritim Hotel Plaza Tirana./abcnews.al

