Përurohet autostrada “Arbën Xhaferri”, lidh Prishtinën me Shkupin

schedule13:30 - 29 Maj, 2019

schedule 13:30 - 29 Maj, 2019

Personalitete të shumta morën pjesë në inagurimin e autostradës “Arbën Xhaferri” e cila lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Mediat në Kosovë raportojnë se për të janë shpenzuar 700 milion euro

Është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi” në Han të Elezit, punimet për të cilën kanë nisur në vitin 2014.

Kjo autostradë e gjatë 65.5 kilometra do të lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Në përurim morën pjesë liderë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, ambasadorë e qytetarë të shumtë. Mediat në Kosovë raportojnë se për ndërtimin e saj janë shpenzuar mbi 706 milion euro.

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe vendet e rajonit.

Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi 5.7 kilometra pa ndërprerje kurse lartësia maksimale është 83 metra.

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u shpreh se autostrada “Arbër Xhaferi” përbën një motivim që dhe Shkupi të përshpejtojë procedurën. Ai shtpi se shumë shpejt do të shpallet tender për 14 kilometra rrugë nga Bllaca deri në Shkup, në mënyrë që rruga Shkup-Prishtinë të përshkohet për 45 minuta./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!