Inaugurimi i Joe Biden, do të zhvillohet sot në një ceremoni që do të shënojë zyrtarisht fundin e periudhës së tranzicionit nga Donald Trump.
Por ky vit do të jetë ndryshe – për shkak të pandemisë COVID-19 por edhe polarizimin e politikës amerikane.
Masat e shëndetit publik u vendosën mes pandemisë COVID-19
Turmat e mëdha që normalisht zbresin në Uashington DC për një përurim presidencial mund të duken shumë ndryshe këtë vit, me distancën shoqërore që pritet të zbatohet në mënyrë që të frenohet përhapja e COVID-19.
Turmat në inaugurimin e Trump ishin madhështore sipas sekretarit të parë të shtypit të presidentit amerikan Sean Spicer, megjithëse fotot tregonin të kundërtën.
Këtë vit, komiteti presidencial i Biden po inkurajon njerëzit të ndjekin ceremoninë virtualisht, duke shmangur në këtë mënyrë grumbullimet masive.
Fundi i ditës do të shënohet nga një program virtual që transmetohet në rrjetet kryesore televizive të SHBA të quajtur “Festa e Amerikës” – në të cilën do të marrin pjesë shumë njerëz të famshëm dhe interpretues të ndryshëm.
Donald Trump është presidenti i katërt amerikan që nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit së tij
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, duke prishur kështu traditën amerikane.
Në vitin 2017, ish-presidenti Barack Obama dhe kandidatja Demokratike Hillary Clinton, të cilët humbën zgjedhjet, morën pjesë në inaugurimin e Trump.
Trump është presidenti i katërt amerikan që bojkoton inaugurimin e një pasardhësi dhe i pari që e bëri këtë që kur Andrew Johnson refuzoi të merrte pjesë në ceremoninë e Ulysses S. Grant në 1869.
John Adams gjithashtu anashkaloi inaugurimin e Thomas Jefferson në vitin 1800, duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë në mëngjes dhe John Quincy Adams nuk mori pjesë në inaugurimin e Andrew Jackson në 1829.
Dy presidentë të tjerë nuk morën pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tyre, përfshirë Martin Van Buren për arsye ende të panjohura dhe Woodroë Wilson për arsye shëndetësore.
Ceremonia do të zhvillohet pas trazirave në Kapitol, që detyruan ligjvënësit të evakuojnë ndërtesën
Përurimi vjen në një kohë të polarizimit të thellë në Shtetet e Bashkuara dhe tensionet mbeten të larta pasi protestuesit sulmuan Kapitolin ndërsa Kongresi po certifikonte fitoren elektorale të Joe Biden.
Pesë persona humbën jetën nga mbështetësit e Trump të cilët hynë në zyrat e Kongresit dhe detyruan ligjvënësit të largoheshin në një vend të sigurt të pazbuluar –duke e cilësuar një ditë të errët në historinë e vendit.
Presidenti Trump kishte përsëritur vazhdimisht se zgjedhjet ishin manipuluar. Demokratët gjithashtu fajësuan Donald Trump për herë të dytë javën e kaluar për nxitjen e dhunës në Capitol.
Rritja e sigurisë
Një inaugurim presidencial është gjithmonë një ngjarje e sigurisë së lartë.
Por zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar për grupet e ekstremit të djathtë që mund të protestojnë gjatë inaugurimit. Rreth 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare do të jenë të pranishëm në Uashington D.C për ceremoninë e inaugurimit.
Drejtori i FBI Christopher Wray tha javën e kaluar FBI po ndiqte bisedat në lidhje me protestat e armatosura.
Nderimi i viktimave
Tema e inaugurimit të këtij viti është “Amerika e Bashkuar”, sipas komitetit të përurimit të Biden duke deklaruar se presidenti i ardhshëm i SHBA-së ishte i përkushtuar për “shërimin” dhe “bashkimin e vendit”.
Viktimat e COVID-19 u nderuan një ditë para inaugurimit të Biden, në një ceremoni në Lincoln Memorial Reflecting Pool. Jill, Kamala Harris dhe bashkëshorti Doug Emhoff, qëndruan përpara 400 dritave në nder të 400,000 viktimave.
Pas inaugurimit, Biden do të bashkohet me ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton për të vendosur një kurorë lulesh në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në një nga aktet e tij të para si president.
Një ditë pas inaugurimit të tij, Biden do të zhvillojë një ceremoni lutjeje virtuale në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.
COVID-19 ka infektuar më shumë se 24.1 milionë njerëz në SHBA dhe ka shkaktuar më shumë se 399,000 viktima. s.ba/ abcnews.al